Bebe Rexha qesh me një demo të vjetër ndërsa e ndan me fansat në TikTok: Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë?

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit në TikTok një moment nostalgjik e qesharak nga fillimet e karrierës së saj. Këngëtarja shqiptare ka publikuar një demo të vjetër, duke qeshur me tekstin dhe melodinë që dikur i kishte marrë seriozisht.
“Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë?”, dëgjohet të thotë ajo mes të qeshurash. Në përshkrim, ajo zbulon se projekti kishte madje edhe videoklip.
Ky moment autoironik është pritur ngrohtësisht nga fansat, të cilët kanë vlerësuar sinqeritetin dhe guximin e saj për të ndarë kujtime të hershme.