75 Mall Live Search
14:09 / E Premte, 08 Gusht 2025 / Z S

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr disa vendime

Gjatë ditës së sotme Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën kanë marrë disa vendime.

Fillimisht është miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit infrastrukturor për interes publik- Ndërtimi i urës mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut;

Po ashtu në mbledhje janë caktuar zonat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Republikën e Kosovës si edhe është miratuar ndryshimi i Statutit të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Mitrovica” ShA, sipas vendimit të bordit të drejtorëve./Indeksonline/