75 Mall Live Search
16:16 / E Premte, 08 Gusht 2025 / FR

Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se duhet të respektohet, pavarësisht nëse është në favor apo jo të një pale të caktuar politike.

Në një postim në Facebook, Hoti theksoi se Gjykata Kushtetuese ka folur qartë dhe se votimi duhet të jetë i hapur, sepse kjo është mënyra si funksionon demokracia.

Ai shtoi se e drejta për të propozuar nuk mund të keqpërdoret dhe të kthehet në farsë, siç ndodhi, sipas tij, në 50 seanca radhazi.

“Sulmet e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme”, ka shkruar ai.

Hoti tha se vendimet e Gjykatës duhet të respektohen, pavarësisht nëse janë në favor apo jo të një pale të caktuar politike.

“Shumica vendos. Ky është një parim themelor demokratik dhe askush nuk mund ta mohojë”, përfundoi Hoti.