75 Mall Live Search
16:41 / E Premte, 08 Gusht 2025 / FR

UBT zhvillon qendrën e saj të sigurisë kibernetike në njërën nga qendrat më të avancuarat ne rajon

UBT ka transformuar qendrën e saj të sigurisë kibernetike në njërën nga qendrat më të avancuara në rajon, duke forcuar rolin si një ndër institucionet më të rëndësishme në rajon për kërkim, inovacionin dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike.

Në qendër të kësaj qëndron UBT CERT, i cili ofron zgjidhjet më të fundit për detektim dhe reagim ndaj incidenteve dhe sulmeve kibernetike, me teknikat më moderne dhe bashkëkohore për të siguruar asetet dhe infrastrukturat.

Përveç të tjerash, UBT posedon njërin nga laboratorët më të mëdhenj të sigurisë kibernetike në rajon, laborator i cili simulon skenare reale në fushën e sigurisë kibernetike për të përgatitur studentët dhe personel për tregun e punës. Këto skenare përfshijnë qindra laboratore virtuale në fusha të specializuara të sigurisë kibernetike si: offensive cybersecurity, defensive cybersecurity, dhe incident response.

Me transformimin e kësaj qendre, UBT pozicionohet si një aktor kyç në nivelin kombëtarë dhe atë ndërkombëtarë për siguri kibernetike, duke ofruar ekspertizë, infrastrukturë dhe inovacion.