75 Mall Live Search
20:42 / E Premte, 08 Gusht 2025 / MSH

Nga sot, Guess Accessories është edhe në Albi Mall

Hapet dyqani i brendit të njohur amerikan GUESS Accessories.

Ky event ka zyrtarizuar praninë e tij në Kosovë me hapjen e parë të dyqanit në vend. Ngjarja madhështore u mbajt sonte në Albi Mall, duke mbledhur shumë influencere adhurues të brendit dhe të modës.

GUESS Accessories prezantoi koleksionet më të fundit të çantave, orëve, syzeve të diellit, bizhuterive dhe aksesorëve të tjerë luksozë për femra dhe meshkuj.

Fjolla Qaili-Preniqi specialiste e marketingut në sektorin e tekstilit u shpreh e entuziazmuar për zgjerimin e GUESS në Kosovë, duke theksuar se konsumatorët tashmë mund të gjejnë produkte autentike dhe në hap me trendet ndërkombëtare të markës së njohur amerikan GUESS Accessories.