75 Mall Live Search
22:37 / E Premte, 08 Gusht 2025 / MSH

Abdixhiku i pret mërgimtarët në seli të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë qendrore të partisë bashkatdhetarë të shumtë.

Abdixhiku tha se së bashku ndanë fjalë, ndjenja, kujtime dhe shpresa për Kosovën.

“Sepse për LDK-në, mërgata nuk është vetëm urë lidhëse me botën; është pjesë përbërëse e historisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë.

Mirënjohje për secilin e secilën që na nderoi me praninë e vet. Rruga jonë është e gjatë, por bashkë jemi më të fortë” u shpreh Abdixhiku.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mbrëmje mirëseardhjeje, tashmë tradicionale me bashkëatdhetarët tanë; që këtë herë ishin dhe më të shumtë pranë Selisë Qendrore të LDK-së.

Me aktivistë të palodhur e qytetarë të dashur nga mërgata jonë – që edhe pse larg, nuk janë shkëputur kurrë nga Kosova, nga vendlindja, nga ëndrra jonë e përbashkët.

Sonte ndamë fjalë, ndjenja, kujtime dhe shpresë, për Kosovën që duam të ndërtojmë së bashku. Sepse për LDK-në, mërgata nuk është vetëm urë lidhëse me botën; është pjesë përbërëse e historisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë.

Mirënjohje për secilin e secilën që na nderoi me praninë e vet. Rruga jonë është e gjatë, por bashkë jemi më të fortë.

Mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj, në Lidhjen tonë, në LDK!