75 Mall Live Search
08:47 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / FR

​Gjeten mbetje eshtërore të një personi të zhdukur gjatë luftës

Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, dje kanë realizuar një operacion ekshumimi në varrezat e qytetit të Vushtrrisë.

Ekshumimi është kryer në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, dhe gjatë gërmimeve janë zbuluar mbetje eshtërore të një personi, që konsiderohen me interes forenzik.

Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor dhe identifikim të mundshëm.