75 Mall Live Search
20:47 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / MSH

Macron: Zgjidhja për Ukrainën, vetëm me Kievin dhe BE-në në tryezë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen e vetë ukrainasve, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre për më shumë se tre vjet.

Në një postim në platformën X, Macron theksoi se edhe evropianët janë pjesë e domosdoshme e zgjidhjes, pasi siguria e tyre varet drejtpërdrejt nga kjo situatë.

Deklarata e presidentit francez vjen pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, lancelarin gjerman Friedrich Merz dhe lryeministrin britanik Keir Starmer.

Në mesazhin e tij, Macron theksoi angazhimin e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, duke punuar “në frymën e unitetit dhe duke vazhduar punën e bërë brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve”.