75 Mall Live Search
23:11 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / MSH

Autoriteti palestinez dënon planin izraelit për të pushtuar Gazën

Autoriteti palestinez e ka përshkruan planin izraelit si një përshkallëzim të ri të luftës që kërcënon ‘stabilitetin rajonal’.

Në të njëjtën kohë autoriteti palestinez ka bërë thirrje për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të OKB-së.

“Politikat e Izraelit që përfshijnë okupimin e Gazës, përpjekjet për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe judaizimin e Jerusalemit do të mbyllin të gjitha dyert për sigurinë dhe stabilitetin në nivel rajonal dhe në atë global”, tha zëdhënësi i presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeina.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi një fazë të re të operacioneve ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës të enjten në mbrëmje, e cila parashikon pushtimin e plotë të Gazës. 

Shpallja e këtij plani shkaktoi reagime të ashpra të ndërkombëtareve.