75 Mall Live Search
09:00 / E Diele, 10 Gusht 2025 / L A

PSG zyrtartizon portierin francez, ka qenë bashkëlojtar me Zhegrovën

Kampioni i Evropës, PSG ka bërë transferimin e një portieri.

“Parizienët”, zyrtarizuan francezin Lucas Chevalier, i cili erdhi nga skuadra e Lille.

Chevalier, te Lille kishte qenë bashkëlojtar me yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrovën.

PSG, pagoi rreth 40 milionë euro për shërbimet e tij, ku nënshkroi kontratë pesëvjeçare me kampionët në fuqi të Evropës.

Ai do të ketë mundësinë që tani të fitojë trofeun e tij të parë me PSG-në, pasi që do të luajë në Superkupën e Evropës, të mërkurën ndaj Tottenhamit, që zhvillohet në Udine të Italisë./IndeksOnline/