75 Mall Live Search
09:09 / E Diele, 10 Gusht 2025 / Gj. Sh

Vidhet një veturë në Podujevë

Një veturë e tipit “VW Passat” me targa vendore është vjedhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Sipas raportit policor,  rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 03:00, ku i dyshuari  ka marrë veturën e ankuesit

“Gllamnik, Podujevë 09.08.2025-03:00. Dyshohet se i dyshuari  m/k ia kishte  vjedhur veturën e tij VW Pasat me targa lokale ankuesit m/k. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.