75 Mall Live Search
09:57 / E Diele, 10 Gusht 2025 / FR

​Situatë kritike nga zjarret në Finiq, digjen dy shtëpi dhe evakuohen banorët

Situata e zjarrit në territorin e Bashkisë Finiq të Shqipërisë është përkeqësuar ndjeshëm.

Flakët po i afrohen rrezikshëm zonave të banuara.

Raportohet se dy shtëpi në fshatin Velahovë janë djegur plotësisht, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të evakuuar banorët në rrezik.

Në orët e para të mëngjesit, u parandalua përhapja e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyhet gjithashtu nga ajri, shkruan Top Channel.

Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.