75 Mall Live Search
10:36 / E Diele, 10 Gusht 2025 / FR

Sala Jashari me bashkëshortin ndezin dasmën me vallëzim tradicional (VIDEO)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, i dha fund beqarisë të shtunën në një ceremoni private dhe të veçantë.

Dasma e saj, e mbajtur larg syve të publikut, u shndërrua në një moment emocionues dhe të paharrueshëm.

Megjithatë, disa video nga atmosfera e ngrohtë e dasmës po qarkullojnë, duke zbuluar momente të gëzuara dhe festive.

Një prej tyre ishte edhe vallëzimi tradicional që Sala Jashari e realizoi së bashku me bashkëshortin dhe disa vallëtarë të tjerë, duke treguar lidhjen e thellë me traditat e vendit dhe duke shijuar maksimalisht këtë ditë të veçantë./IndeksOnline/