Zjarri përfshin malin në Bolenë, helikopterët ndërhyjnë për të mbrojtur fshatin

Zjarri në malin e Bolenës vijon të jetë aktiv, duke rrezikuar përhapjen në zona të tjera.
Për të shmangur afrimin e flakëve drejt fshatit, dje është ndërhyrë nga ajri me helikopter, i cili ka kryer disa hedhje uji mbi vatrat më problematike.
Forcat zjarrfikëse dhe ekipet në terren po punojnë pa ndërprerje për izolimin e zjarrit, ndërsa terreni i vështirë dhe era e fortë e bëjnë situatën më të ndërlikuar.