75 Mall Live Search
07:48 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / Z S

Mbahet edicioni i 8-të i konferencës së ambasadorëve të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot organizon edicionin e 8-të të konferencës së ambasadorëve.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur konferenca e ambasadorëve u mbajt gjatë dimrit, këtë vit ajo do të zhvillohet nga 11 deri më 13 gusht 2025.

Ambasadorët e Kosovës, të cilët shërbejnë në vendet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, do të kthehen në atdhe për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike.

Në ceremoninë e hapjes, të pranishmëve do t’u drejtohen me fjalë rasti krerët më të lartë të shtetit.

Konfereca nis nga ora 09:30 minuta./Indeksonline/