75 Mall Live Search
09:59 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / Z S

Arrestohet 18-vjeçari që shtiu me armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar, me inicialet O.B., nën dyshimin se të dielën ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur, më 10 gusht.

Sipas njoftimit të policisë, menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e stacionit policor- Veriu kanë ndërmarrë veprimet hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin.

Pas intervistimit, O.B. është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”./Indeksonline/