75 Mall Live Search
11:25 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / H F

Zgjedhjet lokale po afrohen, KQZ-ja shpall tender për transportin e materialit dhe furnizimin me ngjyrë murtikulare

Na ndajnë 2 muaj nga zgjdhjet lokale të këtij viti.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), veçse ka nisur përgatitjet për këtë proces.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i udhëhequr nga Kreshnik Radoniqi ka kërkuar një operator ekonomik, i cili merr përsipër transportin e materialit zgjedhor.

Për tenderin: “Transporti i materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale 2025 duke perfshirë ruandin e parë dhe dytë (balotazhin)”, janë ndarë hiç më pak se 55 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Kësisoji, KQZ-ja ka shpallur tender për t’u furnizuar me ngjyrë murtikulare për shënjimin e votuesve, transmeton IndeksOnline.

Vlera e parashikuar për këtë tender është 28 mijë euro.

Dhjetë subjekte politike, prej të cilave dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit./IndeksOnline/