Manchester City shpreh interesim për Rodrygon

E ardhmja e Rodrygos te Real Madridi është ende e paqartë.
Mosinkuadrimi i tij nga Xabi Alonso në Botërorin e Klubeve, mund të çojë në largimin e tij këtë verë.
Për brazilianin ka pasur interesim nga top skuadrat e Premierligës, me Manchester Cityn që dëshiron të përshpejtojë procesin pasi do të përballet me largime në krahët e sulmit.
Reali, është i hapur ta lërë të lirë Rodrygon por nuk do të konsiderojë asnjë ofertë ndër 100 milionë euro./IndeksOnline/