75 Mall Live Search
20:08 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / FR

Punimet në magjistralen Prishtinë- Podujevë, krijohen kolona të gjata (Pamje)

Punimet që janë duke u zhvilluar mbi urën në magjistralen Prishtinë–Podujevë po shkaktojnë kolona të gjata dhe vonesa të konsiderueshme për qarkullimin e automjeteve.

Qindra qytetarë që kalojnë përmes këtij segmenti rrugor po përballen me pritje të gjata dhe lëvizje të ngadalësuar të trafikut.

Kolona të gjata automjetesh janë krijuar në të dy drejtimet, si për ata që lëvizin nga Prishtina drejt Podujevës, ashtu edhe në kthim.

Punimet janë duke u zhvilluar në një pjesë të ndjeshme të rrugës, pikërisht mbi një urë, gjë që ka ngushtuar ndjeshëm hapësirën për qarkullim.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat të saktë për përfundimin e punimeve./IndeksOnline/