75 Mall Live Search
20:39 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / FR

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

Sot, rreth orës 15:45, Stacioni Policor në Shtime ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën “Ymer Prizreni”, gjatë një ahengu familjar të mbajtur më datën 10.08.2025.

Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë, lokalizojnë dhe kontaktojnë të dyshuarin E.M. (20 vjeç). Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri gjatë festës. Arma e përdorur një pistoletë është konfiskuar nga njësitet policore.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armëve gjatë festimeve, pasi një veprim i tillë paraqet rrezik serioz për jetën dhe sigurinë publike./IndeksOnline/