75 Mall Live Search
00:02 / E Martë, 12 Gusht 2025 / FR

Kush janë katër policët e suspenduar në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar nëse ndonjë pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pasur përfshirje apo lëshime në veprimtarinë kriminale të një personi të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale në Gjilan.

IndeksOnline ka mësuar se katër zyrtarët e suspenduar janë Bekim Sabedini, Ardian Demiri, Metush Arifi dhe Shaban Hajdaraj.

IPK-ja ka bërë të ditur se zyrtarët policorë ishin në këto pozita: “Një rreshter policor dhe një hetues nga Njësia e hetimeve rajonale në Gjilan, një rreshter policor që mban pozitën e shefit të hetimeve në stacionin policor të Novobërdës, një zyrtar policor nga Njësia e reagimit të shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan”.

Hetimi po zhvillohet në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe është ende në fazat fillestare./IndeksOnline/