75 Mall Live Search
14:34 / E Martë, 12 Gusht 2025 / L A

Arsenali merr vendimin e papritur për Trossardin

Anësori belg, Leandro Trossard do të largohet nga Arsenali.

Belgu, nuk pritet të jetë pjesë e planeve të Mikel Artetës për sezonin e ri, me spanjollin që preferon Martinellin në vend të tij.

Ndonëse ende nuk ka ndonjë klub në veçanti, që ka bërë ofertë për të, Trossard është i destinuar të kërkojë për një aventurë jashtë Londrës Veriore.

Trossard, iu kishte bashkuar Arsenalit në janarin e vitit 2023 nga Brightoni, ku numëron 56 paraqitje dhe shënoi 10 gola dhe 10 asistime./IndeksOnline/