Sot i jepet lamtumira e fundit gruas që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Komoran

Një person ka vdekur derisa edhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes gjashtë veturave që ndodhi dje në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në Komoran.
Sipas informacioneve viktima është një grua 62 vjeçare.
E njejta do të varroset sot në Arbanë të Prizrenit.
Ceremonia e varrimit për Myvedete Sukën, do të mbahet me fillim nga ora 16:40.
E ndjera, la pas bashkëshortin e saj, Jakupin, djemtë Bekimin dhe Bajramin, si dhe vajzën Pajtesën.
Humbja e saj e tronditi familjen, miqtë dhe krejt rrethin shoqëror./Indeksonline/