Zyra e BE-së kërkon t’i transferohet urgjentisht buxheti RTK-së dhe ligj të ri për financim

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatová, është takuar sot me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, në këtë takim është diskutuar për nevojën urgjente për transferimin e buxhetit që do të mundësonte vazhdimin e transmetimit, shkruan Reporteri.net.
“Ajo theksoi se RTK-ja luan një rol thelbësor në ofrimin e lajmeve të shpejta, të sakta dhe të paanshme për të gjitha komunitetet në Kosovë. BE-ja nënvizon rëndësinë e sigurimit të financimit të qëndrueshëm për transmetuesin publik përmes një ligji të ri për RTK-në”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, punëtorët e RTK-së nuk e kanë marrë ende pagën e muajit korrik.