75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 12 Gusht 2025 / MSH

Greqia në flakë, zjarret jashtë kontrollit

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në disa zona në Greqi. Prej ditësh vendin ndodhet i përfshirë nga flakët. Gjatë ditës së sotme, mediat greke kanë raportuar për banesat të dëmtuara nga zjarret.

Ndërsa zjarrfikësit po përballen me një situatë të vështirë. Në shumë zona banorët po evakuohen për shkak të rrezikut të lartë.

Gjithashtu është dhënë urdhër evakuimi për mbi 7,500 banorë në Kato Akai. Zjarri që shpërtheu në mesditë në Zonën Industriale të Patras po përhapet në mënyrë të pakontrollueshme në Akainë Perëndimore, ndërsa mjetet ajrore u detyruan të tërhiqeshin pas perëndimit të diellit.

Era e forta dhe temperaturat e larta kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarreve.

Po ashtu edhe në Zakynthos zjarri ka marrë përmasa të mëdha, dhe ka përfshirë edhe një zonë pyjore në zonën e Kiliomenos.

Që nga mëngjesi, të gjitha forcat zjarrfikëse të Zakynthos janë mobilizuar, ndërsa gjatë gjithë ditës, mjetet ajrore kanë tentuar të hedhin ujë.