Zhvillohet sonte finalja e UEFA Super Cup-s, PSG-ja kundër Tottenhamit

Zhvillohet sonte ndeshja finale e UEFA Super Cup-s mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspurit.
Në stadiumin “Bluenergy” në Udine, dy skuadrat takohen njëra me tjetrën nga ora 21:00, shkruan Indeksonline
PSG-ja është fituese e Ligës së Kampionëve, kurse Tottenham fituese e UEFA Europa Leagues.
Ekipi i Thomas Frank ka shumë mungesa, kurse Luis Enrique pothuajse gjithë skuadrën në dispozicion, vetëm Joao Neves (i suspenduar)./Indeksonline/