Era Istrefi “pushton” Prishtinën, kjo është atmosfera që mbizotëroi mbrëmë!

Era Istrefi mbajti një koncert ikonik në një prej diskotekave më të njohura të vendit, “Zone Club”.
Ylli i muzikës e ndezi atmosferën me qindra të pranishëm që këndonin këngët e saj, në sinkronizim me të, shkruan IndeksOnline.
Era këndoi disa prej hiteve të saj, me publikun që e përcolli energjinë.
Në skenë më pas iu bashkuat edhe reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, i cili u mirëprit nga publiku.
Ndonëse po përfundon vera, Era e ka agjendën e ngjeshur për tërë vitin, duke qenë çdo herë e më afër fansave që po e mbështesin në rrugëtimin muzikor./IndeksOnline/