75 Mall Live Search
10:38 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / SH

55 vjeç, por trupin si peshk, modelja e famshme kapet në jaht me Mohamedin

Modelja britanike Naomi Campbell u pa në një jaht në Spanjë.

Ajo shoqërohej nga producenti saudit i filmave Mohammed al Turki, me të cilin ajo ka një miqësi të gjatë.

Në rrjetet sociale, Campbell i uroi së fundmi producentit ditëlindjen e 40-të, duke theksuar rëndësinë e tij si një “familje e zgjedhur” dhe duke shprehur mirënjohje për miqësinë e tyre.

Lidhja e tyre është e njohur që nga viti 2021, kur Al Turki postoi për herë të parë një foto të tij me Campbellin në Instagram.

Ka pasur spekulime të herëpashershme në publik rreth një lidhjeje të tyre të mundshme romantike, por Campbell e ka theksuar qartë se bëhet fjalë për miqësi./Indeksonline/