75 Mall Live Search
16:40 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / AR

Kaderi ndez rrjetin, pozon në bikini ‘tërbues’ nga jahti luksoz

Modelja dhe influencerja shqiptare, Kader Kicaj, ka ndarë me ndjekësit e saj tri imazhe të nxehta nga pushimet verore në Bodrum, Turqi.

E veshur me bikini ngjyrë të zezë dhe aksesorë, ajo shfaqet në anije luksoze, shkruan Indeksonline.

Në mbishkrimin e fotografisë në Instagram, ka shkruar “Lucca Beach Bodrum”, duke lënë të kuptohet se po shijon ditët e diellit në një nga destinacionet më të njohura të Turqisë.

Postimi ka marrë dhjetëra komente e pëlqime brenda pak orësh, ku ndjekësit e kanë komplimentuar për pamje dhe elegancën e saj./Indeksonline/