75 Mall Live Search
16:48 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / Gj Sh

Donnarumma e pëson, nuk do të jetë pjesë në finalen e Superkupës

Portieri Gianluigi Donnarumma dje ka njoftuar fansat se do të largohet nga skuadra e PSG-së.

Gardiani italian e ka pësuar keq, pasi nuk do të jetë prezent fare në finalen e sotme të Superkupës Evropiane, kundër Tottenhamit, shkruan IndeksOnline.

Ai nuk është përfshirë fare në listën e trajnerit Luis Enrique, i cili e ka konfirmuar se ishte vendimi i tij që Donnarumma të largohet nga klubi parisien.

“Donnarumma është një nga portierët më të mirë në botë. Por, ky ishte vendim imi 100 për qind. Dua një profil të ri”, ka deklaruar Enrique.

Ndërsa dje përmes një letre drejtuar tifozëve, portieri italian ka thënë se ka njërz të cilët nuk e duan në skuadër.

”Që nga dita e parë që mbërrita, dhashë gjithçka – brenda dhe jashtë fushës – për të fituar vendin tim dhe për të mbrojtur portën e Paris Saint-Germain.Fatkeqësisht, dikush vendosi që unë nuk mund të jem më pjesë e grupit dhe të kontribuoj në suksesin e ekipit. Jam i zhgënjyer dhe i dëshpëruar.”, ka shkruar ai.

Donnarumma karrieren pritet ta vazhdoj në Angli, te skuadra e Manchester Cityt, pasi ka zhvilluar bisedime me trajnerin Pep Guardiola dhe duket se është bindur nga trajneri spanjoll./IndeksOnline/