75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / AR

Brenda rezidencës 12-milionë dollarëshe të Brad Pitt

Dave Keuning, bashkëthemelues dhe kitarist i grupit The Killers, ia ka shitur rezidencën e tij në Los Angeles fituesit të çmimit Oscar, producentit dhe adhuruesit të arkitekturës Brad Pitt për 12 milionë dollarë.

Vila luksoze ndodhet në Hollywood Hills dhe shitja u raportua për herë të parë nga The Wall Street Journal, transmeton Indeksonline.

Rezidenca, e ndërtuar fillimisht në fund të viteve 1980, është afërsisht 8,000 metra katrorë dhe ka gjashtë dhoma gjumi dhe tetë banjo.

Në katin e sipërm është një suitë kryesore dhe banjo mermeri. Ekziston gjithashtu një sallë kinemaje, ka një pishinë në formë të lirë, spa.

Prona përfshin gjithashtu dy garazhe dhe një studio të shkëputur me një studio regjistrimi./Indeksonline/