Policia shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24- orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2265 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24-orëve të fundit.
Në 24-orët e fundit janë raportuar 98 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 36 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.
Policia e Kosovës ka arrestuar 36 persona, 17 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit.
