75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / F.R

Kolona të gjata në Merdar, përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Në pikën kufitare në Merdar pritjet janë nga 120 deri 150 minuta, derisa kolona e automjeteve për dalje nga Kosova është rreth 700 metra.

Pritjet në orët e mëngjesit kanë qenë edhe më të gjata, kjo si pasojë e personelit të kufirit në anën e Serbisë.

Sa i përket kontrolleve nga pjesa e Kosovës ka personel të mjaftueshëm dhe janë duke punuar dy korsi.

Për hyrje në Kosovë pritjet janë të vogla nga 5 deri në 10 minuta.