Haradinaj takohet me deputetin gjerman, Peter Beyer

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.
I pari i kësaj partie është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Beyerit ndaj Kosovës.
‘‘Kënaqësi të takoj dhe të bisedoj me mikun e madh të shqiptarëve, deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer. Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën!’’, ka shkruar ai.