75 Mall Live Search
11:51 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / F.R

Një muaj paraburgim për të dyshuarin Ramadan Morina, për krime lufte në Burim të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Ramadan Morina, si i dyshuar për krime lufte.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Morina  dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.