75 Mall Live Search
12:14 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / AR

S’pritej, detaji që zbulon statusin e aktorit të njohur

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks mund të janë fejuar, pasi modelja u pa duke mbajtur një unazë diamanti në gishtin e fejesës!
 
Fundjavën e kaluar, Gabby u fotografua duke ecur përgjatë një hapësire plot me jahte në Ibiza, Spanjë, me një diamant që shkëlqente në gishtin e unazës në dorën e majtë. Në disa foto, ajo buzëqeshte teksa ia tregonte diamantit gjigant disa personave.

Më falni, Liam Hemsworth është fejuar? *.*
 
Gabriella dhe Liam, 35 vjeç, po bëjnë një udhëtim në Europë për të festuar ditëlindjen e vëllait të aktorit, Chris Hemsworth, që mbushi 42 vjeç.

Më falni, Liam Hemsworth është fejuar? *.*

Në ditëlindjen e yllit të “Thor”, të hënën, më 11 gusht, Liam postoi në Instagram një foto me dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Chris dhe Luke, dhe uroi djalin e ditëlindjes. Në këtë udhëtim u panë gjithashtu Matt Damon dhe Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.
 
Liam dhe Gabby u lidhën për herë të parë në dhjetor 2019. Dalja publike ndodhi katër muaj pas ndarjes së Liam nga ish-bashkëshortja Miley Cyrus, me të cilën ishte i martuar për më pak se një vit dhe kishte një lidhje me ulje-ngritje për 1 dekadë.
 
Çifti e bëri lidhjen zyrtare në Instagram në nëntor 2020 dhe u shfaqën në tapetin e kuq në nëntor 2022 për premierën e filmit “Poker Face” në Sydney. Çifti e ka mbajtur shumë private lidhjen.