Gruaja e personit të afërm me Shpejtim Bulliqin futet si kandidate në listën e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë ka publikuar listën e kandidatëve për asamble komunale.
Listës i prinë, kandidati për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni. Ky i fundit në Facebook ka shkruar se kjo listë është gjithpërfshirëse, profesionistë të ndryshëm, të cilët e kanë dëshmuar veten secila e secili në fushën e vet.
Pjesë e kësaj liste, është edhe Gresa Qosa-Maqastena, bashkëshortja e Bedri Maqastenës, i cili më herët ishte kandidat për kryetar të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.