75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / LB

Bulliqi publikon listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Podujevës

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka publikuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Podujevës.

Bulliqi në Facebook ka shkruar se kjo është lista e fitorës, një listë gjithëpërfshirëse që përfaqëson denjësisht qytetarët tanë.

“Në të janë të bashkuar profesionistë të fushave të ndryshme, gra e burra që mbrojnë dhe përfaqësojnë interesin publik, si dhe të rinj e të reja me energji e ide vizionare”, ka shkruar Bulliqi.