75 Mall Live Search
22:56 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / Gj Sh

Ballkani edhe këtë vit ia bën ”papa” garave evropiane

Ballkani ka përfunduar aventurën në garat evropiane edhe për këtë sezon.

Skuadra nga Suhareka është eliminuar në rrethin e tretë kualifikues të Conference League, shkruan IndeksOnline.

Nuk mjaftoi fitorja 1-0 në ”Fadil Vokrri”, pasi Ballkani sonte pësoi humbje nga skuadra irlandeze, Shamrock Rovers, me rezultat 4-0.

Rory Gaffney shënoi dy gola për Shamrockun, ndërsa nga një gol i shënuan Joshua Honohan dhe Graham Burke.

Ballkani tashmë do të përqendrohet në SUperligën e Kosovës, ku sezoni i ri fillon në fundjavë./IndeksOnline/