Shënoi golin historik për Dinamon, Ismet Munishi i jep merita vetës për zbulimin e Hekuran Berishës

Futbollisti Hekuran Berisha ishte vendimtar që Dinamo City të kaloj në play-offin e Conference League.
Talenti kosovar, shënoi golin e tretë ndaj Hajduk Splitit në minutën e 111-të, ndërsa pak sekonda para fundit, e largoi një top nga vija e portës, i cili do të ndryshonte fatin e ndeshjes shkruan IndeksOnline.
E trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi ka reaguar menjëherë pas golit të Berishes, duke i marr meritat si një futbollist që është zbuluar dhe ka dal nga duart e tij.
Ai ka postuar një fotografi të 19-vjeçarit nga festa e golit duke shkruar: ”Po lajmerohemi nga fabrika e lojtarve”.
Ishte Ismet Munishi ai i cili besoi sezonin e kaluar te Hukuran Berisha duke e inkuadruar te skuadra e Dukagjinit, derisa muajin e kaluar ai u transferua te Dinamo City./IndeksOnline/