75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 15 Gusht 2025 / MSH

Ndalohen dhe largohen nga rruga pesë lëmoshë-kërkues në Prizren

Njësitet sektoriale të policisë në Prizren kanë zbatuar sot planin operativ “Lëmoshë-kërkuesit”, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe respektimit të dispozitave ligjore në fuqi.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar pesë persona, që kërkonin lëmoshë në hapësira publike.

Sipas policisë, katër prej tyre janë sanksionuar me tiketa për kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike.

Një person nuk posedonte dokument identifikimi. Për këtë rast është njoftuar pika kufitare në Vërmicë, konkretisht njësiti i Vijës së Gjelbër, i cili ka marrë në dorëzim personin për trajtim të mëtejshëm të rastit.

“Lëmoshë-kërkimi në Prizren paraqet shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke krijuar ndjenjë pasigurie te qytetarët dhe duke cenuar imazhin e qytetit. Ky fenomen shpesh lidhet me keqpërdorim social dhe shfrytëzim, veçanërisht në ditë të frekuentuara, kur numri i kërkuesve rritet ndjeshëm. Policia synon ta adresojë përmes masave ligjore dhe operacioneve të rregullta” thuhet në njoftimin e policisë.