75 Mall Live Search
17:43 / E Premte, 15 Gusht 2025 / Gj Sh

“Ederson nuk erdhi tek unë…”/ Guardiola flet për të ardhmen e brazilianit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e portierit Ederson.

Gardiani brazilian është raportuar se do të largohet nga cityzenz, ku së fundi ka pasur edhe bisedime intenzive me Galatasarayn, shkruan IndeksOnline.

Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Wolvesit, ku nuk është ftuar fare Ederson, Guardiola ka thënë se nuk ka folur fare me brazilianin për largimin e tij dhe nuk e di çfarë do të ndodh me të.

“Ederson nuk erdhi tek unë dhe të më thoshte se dua të largohem ose kam ndonjë ofertë. Të gjithë lojtarët janë këtu dhe janë lojtarët tanë dhe unë punoj me ta… Çfarë do të ndodhë, askush nuk e di!”, ka deklaruar Guardiola./IndeksOline/