75 Mall Live Search
08:31 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / MSH

Takimi në Alaskë e ka lënë pa fjalë Zelenskyn, ende asnjë koment nga Ukraina

Kanë kaluar më shumë se disa orë që kur ka përfunduar takimi në mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putinit, por ende nuk kemi dëgjuar asgjë nga Kievi.

Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili nuk u ftua në samit, gjithashtu nuk ka bërë ende ndonjë koment publik.

Pas një takimi me udhëheqësit evropianë të mërkurën, Trump premtoi se telefonata e tij e parë pas bisedimeve në Alaskë do të ishte me udhëheqësin ukrainas, shkruan BBC.

Në një intervistë pas bisedimeve, Trump i kërkoi Zelensky-t të “bënte një marrëveshje”.