75 Mall Live Search
13:34 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / MSH

Dalja e bizneseve në tregun e hapur, KESCO po punon me kapacitete të plota

KESCO ka bërë me dije se është duke punuar me kapacitete të plota për bizneset që po kalojnë në tregun e hapur.

KEDS-i njoftoi sot se ka filluar shkyçjen e kompanive që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë Furnizues të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Sipas njoftimit, do të bëhet shkyçja e mbi 1400 pikave matëse të konsumatorëve komercialë.

Nga ana tjetër, KESCO fton të gjitha bizneset të aplikojnë për kontrate furnizimi.

“Të gjitha bizneset që ende nuk kanë kontratë furnizimi, mund të aplikojnë për të kërkuar ofertën në: bizline@kesco-energy.com” deklaron KESCO.