75 Mall Live Search
15:40 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / Gj Sh

Aston Villa dhe Newcastle ndahen në ”paqe”

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së parë të Premierligës, mes Aston Villës dhe Newcastle United.

Dy skuadrat ndanë pikët në ”Villa Park” ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë 0-0.

Momenti kryesor i ndeshjes ishte në minutën e 66-të, kur futbollisti i Aston Villas, Ezri Konsa u ndeshkua direkt me karton të kuq.

Përkundër epërsisë numerike në fushë për 30 minuta, Newcastle nuk arriti të gjej golin e fitores./IndeksOnline/