Zelensky, videokonferencë me liderët evropianë të dielën përpara se të niset në SHBA për takimin me Trump

Një takim videokonference mes presidentit ukrainas Zelensky dhe disa prej liderve kryesorë evropianë do të mbahet të dielën e 17 gushtit në orën 15:00, i bashkëkryesuar nga Parisi, Londra dhe Berlini.
Transmetuesi francez BFMTV raporton këtë, duke cituar një burim nga Pallati Elysée. Presidenti francez Emmanuel Macron do të marrë pjesë nëpërmjet videokonferencës nga Fort Brégançon. Takimi i fundit i tillë u mbajt më 13 gusht.
Zelensky kërkon mbështetjen e evropianëve përpara se të ulet në tryezë me Donald Trump, i cili nga ana e tij, pas takimit me Putin, u shpreh se tani “topi” është në anën e Ukrainës.