75 Mall Live Search
18:13 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / G T

Jeremy Monga në histori të Leicester Cityt, vetëm 16-vjeç shënon gol në Championship

Skuadra e Leicester Cityt ka pësuar humbje 2:1 ndaj Preston Cityt, në ndeshjen e vlefshme për Championship.

Golin e vetëm për ekipin mysafir e shënoi Jeremy Monga në minutën e 67’të, shkruan Indeksonline

Image

Vetëm pak minuta pasi u inkuadrua në lojë, Monga shënoi gol – duke u bërë kështu lojtari më i ri n’histori që shënoi gol për Leicester Cityn, vetëm 16-vjeç.

Monga shihet si një prej talentëve më premtues në futbollin anglez dhe këtë sezon ai do ta ketë mundësinë për ta treguar vetën e tij./Indeksonline/