Kam lënë shtatzënë dashnoren, gruaja ime po çmendet…
Kam një grua shumë të mirë dhe besnike por nuk kam mundur t’i rezistoj një femre që e kam njohur.
Jam një 35 vjeçar, ndërsa bashkëshortja ime është 39 vjeçe. Ne kemi tre fëmijë së bashku.
Unë isha i lumtur në martesën time deri para dy viteve.
Unë drejtoj biznesin tim për mirëmbajtje të pronave dhe një femër e bukur më ka kërkuar që të punojmë së bashku. Pasi mbaruam punë ajo kishte përgatitur edhe diçka tjetër për mua.
Një pasdite vonë ajo më thirri në telefon për të më thënë se kishte problem të madh me hidraulikun.
Unë shkova me shpejtësi që t’i ndihmoja por ky kishte qenë një alarm i rremë.
Ajo më kishte ftuar për një pije.
Ajo është 29 vjeçarja më seksi që kam takuar ndonjëherë.
Ne pimë pa kufi dhe filluam të putheshim. Pas puthjeve përfunduam në seks, gjë që ishte e mahnitshme.
Ne kemi kryer marrëdhënie për gjashtë muaj me radhë, pastaj gruaja ime e kuptoi përmes mesazheve në telefon.
Më tha se do ma falte nëse do e përfundonte me të.
Sigurisht që rashë dakord për këtë gjë, por pas një kohe u riktheva përsëri me 20 vjeçare e bukur. Dy muaj më pas ajo më dha lajmin se ka mbetur shtatzënë.
E dija se do e thyeja zemrës e gruas sime andaj edhe ika nga shtëpia ku jetoja me familje. I thash gruas se më duhej hapësirë për ta qetësuar kokën.
Gruaja ime është gruaja më e bukur dhe më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë. Ajo nuk më ka lënë asnjëherë në pozitë të keqe dhe e besonte se kisha nevojë për hapësirë.
Unë babanë tim nuk e kam njohur kurrë dhe nëna ime ishte alkoolike. Shumicën e herëve kur kthehesha nga shkolla si fëmijë ajo ishte e dehur.
Tani po jetoj në mënyrë të tmerrshme.
Unë e di që vajzën e re nuk e dua, por së paku dua ta mbështes financiarisht fëmijën tim. Kur i thash gruas time që kam lënë shtatzënë dikë tjetër u lëndua shumë.
E di se për gjithçka është faji im. Duket sikur po thyej çdo mundësi për të qenë i lumtur. Po të mos ishin fëmijët e mi do e vrisja veten.
Përgjigja e psikologes:
Të krijosh familje me dikë tjetër padyshim se është shumë e dëmshme dhe nuk do duhej të ndodhte. Por tani nuk je më i ri, je një i rritur që konsiderohet se e din çfarë po bën.
Provo t’i shpjegosh gruas se ke rënë pa qëllim por tani je duke provuar që t’i përmirësosh gjërat.
Thuaji asaj se lidhja juaj ka përfunduar, ti vetëm do që ta mbështesësh financiarisht fëmijën tënd./Indeksonline/