Nëntë të lënduar nga aksidenti zingjiror në Gjilan

IndeksOnline pak më parë raportoi për një aksident në Gjilan.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka bërë të ditur se nga ky aksident, nëntë persona kanë pësuar lëndime të lehta.
”Ju njoftojme se me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zingjir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.
Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta.
Policia e Kosovës njësit e trafikut rajonal po i hetojn rrethanat e këtij rasti.” tha ai. /IndeksOnline/