75 Mall Live Search
23:34 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / F.R

Vance pritet të jetë i pranishëm në takimin Trump-Zelensky të hënën

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, do të marrë pjesë në takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të mbahet të hënën në Zyrën Ovale, raporton CNN, duke cituar një burim të afërt me zhvillimet.

Ky takim vjen pas tensioneve të mëhershme mes Vance dhe liderit ukrainas. Në vizitën e fundit të Zelenskyt në ShBA në shkurt, Vance e kishte akuzuar atë për mungesë mirënjohjeje, duke e pyetur:

“A ke thënë faleminderit një herë?”

Megjithatë, në muajin maj, marrëdhënia e tyre u duk më e qetë. Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takuan me Zelenskyn në Itali. Edhe pse gazetarët nuk ishin të pranishëm në takim, Vance më pas publikoi një foto duke buzëqeshur me Zelenskyn, në rrjete sociale.